Mercedes-AMG është duke përgatitur një befasi. Gjenerata e dytë e modelit A45 do të jetë një nga modelet kompakte me performancë të lartë në treg.
Megjithatë, nuk e quajnë në Mercedes pa arsye “Predator” (“Grabitqar”).
Mercedes-AMG A45 i ri do të vijë me motor 2.0-litër Turbo e me kapacitet prej 400 kuajfuqi, ndërsa shpejtësinë deri në 100 kilometra në orë do ta arrijë për më pak se 4 sekonda, transmeton Koha.net. Modeli aktual e arrin për 4,2 sekonda.
Gjithashtu, Mercedesi ka konfirmuar edhe versinoni e dytë AMG të A-Classës së re. Fjala është për modelin i cili do të pozicionohet nën A45 dhe i cili me 300 kuajfuqi do të rivalizojë Volkswagen Golf R dhe Ford Focus RS.