Sport

Menaxheri: Neymar do të prezantohet këtë javë në Paris

Wagner Ribeiro, menaxheri i Neymarit, ka zbuluar se sulmuesi brazilian gjatë kësaj jave do të transferohet në PSG.

Largimi i Neymarit nga Barcelona është çështje ditësh. Menaxheri i lojtarit, Wagner Ribeiro, ka zbuluar se sulmuesi brazilian gjatë kësaj jave do të transferohet në PSG.

“PSG do ta paguaj klauzolën e lojtarit (222 milionë euro), dhe Neymar do të prezantohet këtë javë në Paris”, ka deklaruar Ribeiro.

Edhe Barcelona ka njoftuar më herët se Neymar ka kërkuar largimin nga klubi. Kurse, braziliani në mëngjes është përshëndetur me lojtarët dhe stafin e Barcelonës. /Express/

the authorE B