Teknologjia për njohjen e fytyrës ngadalë po bëhet standard i ri. Ajo aktualisht është e pranishme vetëm në telefonat premium dhe prodhuesit e mëdhenj po punojnë për perfeksionimin e saj, sidomos në fushën e sigurisë.
Por, teknologjia për njohjen e fytyrës së shpejti do të gjejë rrugën e saj edhe deri te pajisjet e segmentit të mesëm.
Nga kompania Meizu vijnë informacione se në partneritet me MediaTek, kanë nisur zhvillimin e teknologjisë së re për njohjen e fytyrës, transmeton KosovaPress.
Ato me këtë synojnë të zhvillojnë sistemin për njohjen e fytyrës, e cila mund të garojë me teknologjinë Face ID të kompanisë Apple.
Tash për tash nuk ka informacione se kur teknologjia e re mund të implementohet saktë, por kjo pritet të ndodhë gjatë vitit të ardhshëm.