Arsene Wenger mund të mbetet tek Arsenali, por jo si trajner i skuadrës.
Mediat britanike shkruajnë se tekniku francez mund të kalojë në postin e Drejtorit Sportiv të klubit nga ‘Emiratës’, kurse, ish-legjenda e këtij klubi, Thierry Henry pritet të marrë postin e trajnerit, transmeton KosovaPress.Henry aktualisht është asistent i selektorit te Belgjikës, por thuhet se francezi në përfundim të këtij edicioni dotë marrë ‘timonin’ e ‘Topçinjve’.
Wenger është kritikuar mjaft shumë kohëve të fundit për formën e dobët te Arsenalit në këtë sezon të garave, madje, kjo skuadër rrezikon edhe pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve së edicionin e ardhshëm. /KosovaPress/