‘Neymarit i vjen keq që ka nënshkruar për PSG-në’ dhe është në dijeni për interesimin e Real Madridit, thotë gazetari brazilian, Marcelo.
Pas reagimit të sulmuesit brazilian, pas ndeshjes kundër Japonisë, në të cilën ai mohoi marrëdhënien e tij të keqe me Unai Emery, gazetari brazilian, Marcelo Bechler, foli për “Onda Cero” mbi këtë temë.
Bechler ishte ai që zbuloi këtë verë interesin dhe afrimin e klubit parizien, çka i dha goditjen e atëhershme Barcelonës. Pak javë më vonë, nënshkrimi i tij për PSG-në u bë zyrtar.
Bechler thotë, ndër të tjera, se “Neymarit i vjen keq që ka nënshkruar për PSG-në”.
Dhe ai përfundoi duke folur për të ardhmen e sulmuesit brazilian: “Është më e lehtë për të shkuar te Real Madridi se sa për t’u kthyer në Barcelonë. Ai nuk e konsideron atë një tradhti, por tani është të spekulojmë”.
“Neymar i ka thënë Pique dhe Luis Suarezit se i vjen keq që ka nënshkruar për PSG-në. Ka lojtarë me shumë hierarki në ekip, si Cavani dhe Di Maria, të cilët kanë ndikuar në sjelljen e Neymar gjatë këtyre muajve të parë në Paris. Marrëdhënia mes trajnerit Emery dhe Neymar është shumë larg normales. Eedhe me disa lojtarë”. /GazetaExpress/