Sport

Manchester United s’paguan më shumë se 80 milionë euro për Bale

Manchester United ka refuzuar ta paguajë çmimin që Real Madridit e kërkon për Gareth Bale.
Sipas Don Balon, presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, ia ka vënë një çmim prej 150 milionë euro sulmuesit uellsian, të cilin skuadra më e interesuar për të, United nuk e ka ndërmend ta paguajë, transmeton Gazeta Express.

Bale kohëve të fundit është lidhur ngushtë me një kalim te United dhe tashmë top klubet evropiane e kanë kuptuar se ai dëshiron të luajë rregullisht, gjë të cilën vetë e pranoi pas finales së Ligës së Kampionëve, të cilat pritet të dalin me oferta për t’ia plotësuar kërkesat përfaqësuesit të Uellsit.

Raportohet se Unitedi nuk do të paguajë më shumë se 80 milionë euro për të, megjithatë. /Express/

the authorE B