Sport

Man United e harron Mkhitaryanin, nuk ia uron ditëlindjen – por nuk harron Pogba

Unitedi nuk ia uron ditëlindjen, por Paul Pogba po – madje ka qenë i pranishëm në hotel me lojtarin, që po pret konfirmimin zyrtar nga dyja klubet për transferimin te Arsenali.
Manchester United nuk ia ka uruar ditëlindjen Henrikh Mkhitaryanit, që ende është lojtar i Djajve të Kuq, përderisa nuk ka ndonjë konfirmim nga Arsenali për transferimin e ish mesfushorit të Borussia Dortmundit.

Mkhitaryan është viktimë e marrëveshjes mes Djajve të Kuq dhe Topçinjve për transferimin e Alexis Sanchez dhe meqenëse ngjarjet më të mëdha për këtë shkëmbim u zhvilluan ditën e djeshme, Unitedi vendosi të mos ia uroi ditëlindjen armenit.

Por, Paul Pogba ka reaguar në rrjetet sociale, duke ia uruar 29 vjetorin e lindjes armenit.

“Çfarë jam duke marrë për ditëlindje?”, ka shkruar armeni në Instagram.

Paul Pogba ka reaguar në rrjetet sociale, duke ia uruar 29 vjetorin e lindjes armenit. Madje, Pogba ishte në hotel me armenin dhe agjentin Mino Raiola, që është agjent i dy futbollistëve.

Mkihtaryan tashmë gjendet në Londër dhe është duke pritur konfirmimin zyrtar nga dyja klubet. /Gazeta Express/

the authorE B