Sport

Man United dhe Man City në garë për ish-yllin e Barcelonës

Manchester United dhe Manchester City janë në mesin e klubeve që kanë shfaqur interesim për mbrojtësin e Borussia Dortmundit, Marc Bartra, raporton Marca.

Qendërmbrojtësi 27-vjeçar, i cili iu bashkua Dortmundit nga Barcelona më 2016, nuk është i pëlqyer nga trajneri i ri i gjigantit gjerman, Peter Stoger, dhe tani raportohet se Dortmundi është i hapur për ta lejuar atë të largohet këtë muaj, transmeton Express.

Marca raporton se City, United, Juventus dhe Real Bestis kanë shfaqur interesim për të.

Kjo e fundit është më e interesuara për ta sjellë përsëri Bartran në Spanjë dhe do të kërkojë ta bëjë një gjë të tillë përmes një marrëveshjeje për huazim gjatë këtij muaji. /Express/

the authorE B