Lorik Cana kërkon liri për Ismail Morinën – “Ballistin”.
Ish kapiteni i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana, ka reaguar pas njoftimeve se Kroacia mund ta ekstradoj Ismail Morinën në Serbi.
Ish anëtari i Lazios dhe Marseilles ka postuar një fotografi të “Ballisitit” në Instagram me mbishkrimin: ”Liri për Ballist Morinën”, përcjell Express.
Ismail “Ballist” Morina, i njohur për autorësinë e ngritjes së dronit në Beograd më nëntor të vitit 2015, vazhdon të jetë pas hekurave në Kroaci, aty ku qëndron i ndaluar prej afro një muaji. /Express/