Sport

Lojtari i ri i Bayern Munich i kupton vërshëllimat nga tifozët e Schalkes

Leon Goretzka është blerë nga Bayern Munich, por do të qëndrojë në formë huazimi te Schalke deri në fund të këtij sezoni.
Leon Goretzka po jeton një nga momentet më të vështira në karrierë. Transferimi në Bayern Munich ka irrituar tifozët e Schlakes, aq më tepër që lojtari do të luajë i huazuar tani që mund të konsiderohet edhe si ish-klubi.

Këtë nuk e kanë pritur mirë tifozët që kanë dal me pankarta kundër gjermanit në sfidën e fundit, duke e fyer dhe vërshëllyer, me diçka që Leon Goretzka duhet të mësohet pasi do të luajë te Schalke deri në fund të sezonit.

Sido që të jetë, blerja më e re e Bayern Munich thotë se i kupton tifozët.

“Kur tifozët tuaj të vërshëllejnë, është e dhimbshme. Por, i pranoj vërshëllimat dhe mund të them se i kuptoj”.

“Këto ditë kanë qenë më të vështirat në karrierë. Vërshëllimat he gjërat tjera më lëndojnë kuptohet, por jam i lumtur që tifozët vazhdojnë të krijojnë atmosferë”, u shpreh gjermani.

“Kam menduar gjatë për këtë vendim. Kam menduar shumë se ku dua të shkoj dhe për synimet e mia, andaj vendosa për Bayernin”. /Gazeta Express/

the authorE B