Tech

Logitech me tastierë për realitet virtual

Projekti i ri në të cilin është duke punuar Logitech dhe HTC, sjell tastierën për hapësirë virtuale, transmeton KosovaPress.

Logitech ka publikuar BRIDGE SDK, i cili është i dizajnuar në atë mënyrë që zhvilluesve t’ua lehtësojë implementimin e vendosjes përmes tastierës ose tekstit në aplikacionin VR.

SDK kushton 150 dollarë dhe aktualisht është i dizajnuar vetëm për HTC Vive, ndërsa përfshin tastierën për lojë Logitech G, shtesë e cila mundëson vendosjen e saktë të Vive Tracker në tastierë dhe softuer adekuat.

Logitech tashmë që një kohë ka eksperimentuar me realitetin virtual dhe ka vendosur kontakte me zhvillues të ndryshëm, për t’ua shpjeguar rëndësinë e tij.

Sipas kompanisë, VR hap mundësi të mëdha për tastierë, të cilat nuk janë të shqyrtuara në rrethana normale.

the authorE B