Logitech prezantoi dy pajisje të reja plot ngjyra për adhuruesit e lojërave. Bëhet fjalë për dy kufje lojërash të cilat mund ti përdorni edhe për dëgjimin e muzikës në çdo pajisje.
Pjesë e markës Logitech G tashmë janë modelet G433 7.1 dhe G233. Ato përmbajnë teknologji të avancuara për video lojëat dhe driverat Pro-G për performancë më të lartë.
Kompania do të ofrojë detajet e para të kufjeve në Konferencën Electronic Entertainment Expo që mbahet javën e ardhshme.
Me materiale prej pulhure hibride, ato ofrojnë cilësi të lartë audio me shtrembërime minimale të zërit. Të dy produktet funksionojnë me kompjuterat PC, Xbox One, PlayStation 4 si dhe Nintendo Switch.
Ato bartin certifikimin Discord duke garantuar nivelet më të larta audio dhe qartësinë m ë të lartë të zërit.
Logitech G433 do të kushtojë 100 dollar ndërsa G233 80 dollar.