Liverpool është gati që të ul çmimin e Daniel Sturridge, i cili po kërkohet nga Inter
Sulmuesi anglez, Danil Sturridge po kërkohet në huazim nga Inter me të drejtë blerje në fund të sezonit.
Liverpool fillimisht kërkonte 40 milionë euro, por tashmë këtë çmim e ka përgjysmuar, shkruan Sportitalia.
Anglezët janë të gatshëm të pranojnë huazimin e lojtarit me të drejtë blerje për 21 milionë euro.
Edhe Sturridge dëshiron të largohet, pasi dëshiron të luajë më shumë, për të ruajtur gjasat e tij për pjesëmarrje në Kupën e Botës. /Express/