Liverpool nuk do t’ia shes Barcelonës Philippe Coutinhon
Drejtuesit e Barcelonës kanë marrë lajme të këqija nga Anglia. Liverpool u ka bërë me dije gjigantit nga La Liga se Philippe Coutinho është i paprekshëm.
Madje, udhëheqësit e Liverpoolit nuk kanë pranuar që të takohen me zyrtarët e Barcelonës për të biseduar për transferimin e mundshëm të Coutinhos në Camp Nou, shkruan Goal.com.
Anglezët e kanë bërë këtë veprim pasi Coutinhon e konsiderojnë të pa prekshëm dhe se nuk kanë pasur se çfarë të diskutojnë, përcjell Express.
Mbetet të shihet se cili do të jetë hapi i radhës i Barcelonës për Coutinhon, i cili shihet si paradhësi i Neymarit, i cili u transferua te Barcelona për 222 milionë euro. /Express/