Liverpool ka arritur fitore të madhe në garën për të siguruar një vend në Champions League, duke mundur sonte Burnley, me rezultat 2-1, në ‘Anfield’ në javën e 28-të të Premier Leagues.
‘Reds’ u desh të djersitën goxha shumë në duel me Burnley-n për të ardhur deri tek fitorja, transmeton KosovaPress.Skuadra mike më mirë e nisi lojën dhe vetëm pas shtatë minuta lojë përmes Barnes kaluan në epërsi prej 0-1.
Ndërkaq, skuadra e Jurgen Klopp më anë te G. Wijnaldum (45) ia dolën që ta barazojnë rezultatin në 1-1.
Nikoqirët në pjesën e dytë më shumë e kërkuan golin e fitores të cilën e arritën me golin e Emre Can (61’).Liverpool renditet e katërta me 55 pikë, kurse, Burnley është e 12-ta me 31 pikë të grumbulluar. /KosovaPress/