Liridon Leci, mbrojtësi i Prishtinës, është liruar pas arrestimit nga policia e Pejës pas ndeshjes mes Besës dhe Prishtinës.
Liridon Leci pas lirimit ka insistuar se e pa të drejtë është arrestuar nga policia. Ai ka paralajmëruar padi ndaj policëve që e kanë arrestuar të dielën.
“Është absurde çfarë ka ndodhur, prishje imazhi personal, prishje imazhi për klubin, për Federatën. Më arreston një polic që nuk i din rregullat dhe më thotë se i keni shënuar dy gola dhe dy ditë do të qëndrosh i mbyllur”, ka deklaruar Leci për ueb faqen e Prishtinës, përcjell Express.
“Por, pjesa tjetër e policisë dhe Majori i stacionit duke më kërkuar falje më ka thënë se kam drejt të qoj çështjen në të gjitha instancat dhe është turp për institucionin e policisë se çka ka ndodh”, ka thënë Liridon Leci, i cili pas kësaj do të vendos për ankesat në instancat më të larta. /Express/