Emre Can është lënduar gjatë stërvitjes së fundit me Gjermaninë.
Joachim Low, selektori i Gjermanisë, ka marrë një lajm të keq para ndeshje me Kamerunin, në kuadër të Kupës së Konfederatave.
Mesfushori i Liverpoolit, Emre Can, ka pësuar një lëndim dhe është në dyshim për ndeshjen e së dielës.
“Gjatë stërvitjes Emre Can ka pësuar një lëndim të vogël,” tha Low në konferencë për media para ndeshjes.
“Ne do të duhet të shohim se si do të ndjehet nesër, sepse ai ka ndërprerë stërvitjet”, ka theksuar ai. /Express/