Të mërkurën është lansuar aeroplani më i madh në botë, i cili pritet të mbajë satelitë në hapësirë.
Aeroplani i quajtur “Stratolaunch” ka gjashtë motorë të përdorur nga Boeing 747, është 15 metra i gjatë dhe mund të mbajë më shumë se 200,000kg ngarkesë.
Aeroplani me trup binjak, që është në pronësi të bashkë-themeluesit të Microsoft Paul Allen, u nxor jashtë hangarit të ‘Mojave Air’ në Kaliforni për të filluar testimet e para, transmeton Gazeta Express.
Jean Floyd, shefi ekzekutiv i Stratolaunch, tha se qëllimi është që të lansohet një demonstrim i tij në fillim të vitit 2019, thuhet sipas CNN.