Alvaro Morata ka marrë një ofertë të majme nga Superliga e Kinës.
Sulmuesi spanjoll, Alvaro Morata gjatë verës do të gjej një skuadër të re pasi te Real Madridi nuk po luan rregullisht.
Ish sulmuesi i Juventusit është objektiv i disa skuadrave të mëdha evropiane si: Milanit, Chelsea dhe Manchester United.
Por, spanjolli ka marrë një ofertë të jashtëzakonshme nga një skuadër kineze, shkruan Marca, përcjell Express.
Klubi nga Superliga e Kinës i ka ofruar Moratas kontratë pesëvjeçare dhe 35 milionë euro çdo sezon.
Megjithatë, dëshira e lojtarët thuhet se është të mbetet në futbollin evropian. /Express/