Spartak Moska po synon që ta blejë sulmuesin e Milanit, M’Baye Niang
M’Baye Niang pritet të largohet nga Milani pasi nuk bën pjesë në planet e trajnerit, Vicenzo Montellas.
Sipas Calciomercato.com, skuadra ruse, Spartak Moska, po synon që ta blejë sulmuesin e Milanit, M’Baye Niang.
Klubi rus u ka ofruar Rossonerëve 23 milionë euro për ish-sulmuesin e Genoas dhe Watfordit, përcjell Express.
Kurse, lojtarit i ka ofruar një pagë të majme prej 3 milionë eurove në sezon. Miang ka oferta edhe nga Torino e Lazio. /Express/