Sport

Lamtumirë Liverpool, Coutinho arrin marrëveshje me klubin e ri

Philippe Coutinho pritet që të transferohet te gjiganti nga La Liga, Barcelona.

Skuadra e Barcelonës është afër që ta transferoj yllin e Brazilit dhe Liverpoolit, Philippe Coutinho.

Sipas “RAC 1” ish ylli i Interit ka marrëveshje në parim me klubin katalan për transferim në Camp Nou gjatë kësaj vere, përcjell Express.

Klubi nga Anfield ka insistuar se Coutinho nuk është në shitje. Por, futbollisti raportohet se është i interesuar të nënshkruajë për Barcelonën.

Marrëveshja mund të zyrtarizohet me një ofertë prej mbi 80 milionë euro. /Express/

the authorE B