Sport

Lamtumirë City, Aguero në Serie A

Sergio Aguero mund të transferohet në Serie A gjatë janarit

Sulmuesi argjentinas, Sergio Aguero mund të largohet nga Manchester City gjatë afatit kalimtar të janarit.

Sipas tabloidit britanik, Daily Mail, Pep Guardiola është i gatshëm ta shes argjentinasin nëse gjatë dimrit arrin që ta transferoj Alexis Sanchezin nga Arsenali.

Nëse ndodh kjo, Aguro mund të transferohet në Serie A, ku skuadra e Milanit është e gatshme ta sjell në San Siro.

Ish ylli i Atletico Madridit, i cili është pjesë e Cityt nga viti 2011, ka luajtur 182 ndeshje për Citizens, derisa ka shënuar 128 gola. /Express/

the authorE B