Sport

Lamtumirë Barcelonë

Aventura e Arda Turan te Barcelona mund të konsiderohet e mbyllur.

I transferuar te katalanët në verë të 2015-ës nga Atletico e Madridit për 34 milionë euro, plus bonuset, mesfushori turk, Arda Turan, asnjëherë nuk i përmbushi pritshmëritë, duke luajtur në total 36 ndeshje në kampionat për dy vite kalendarike.

Sipas shtypit turk, Besiktasi është shumë pranë firmës me lojtarin, madje kjo mund të ndodhë pa u mbyllur viti.

Menaxheri i Turan, Ahmet Bulut, do të takohet në ditët në vijim me presidentin e Besiktasit.

Te skuadra nga Stambolli, që drejtohet nga Senol Gunes, në të njëjtin rol luajnë edhe Quaresma, Balel dhe Lens. /Gazeta Express/

the authorE B