Lamborghini nuk është akoma gati për një model sportiv elektrik.
Prodhuesi italian i automobilave nuk beson se një opsion i tillë i përshtatet brendit, të paktën deri tash.
Sipas “CarAdvice”, Maurizio Reggiani nga kompania ka thënë se modelet hibride duhet të jenë më kenë zhvillim më të madh para se teknologjia të mund të përdoret në një model sportiv të Lambos.
“Pavarësisht hibridizimit në sektorin tonë të superautomobilave sportivë, besoj se duhet akoma kohë që ne të qëndrojmë në strukturën aktuale me motorët V10 dhe V12”, ka thënë ai.
Modeli i parë hibrid nga Lamborghini është modeli Urus SUV që vjen me 650 kuajfuqi.