Tech

Lajm fantastik për përdoruesit e iPhone (Foto/Video)

Një lajm i mirë ka ardhur sot nga Kalifornia, ku Apple ka prezantuar iOS 11, versionin e ardhshëm të sistemit të saj operativ për pajisjet mobile.

Në iOS 11 është ridizajnuar tërësisht Qendra e Kontrollit (Control Center), paneli të cilin përdoruesit mund ta përdorin për t’u qasur në opsionet më të shpeshta dhe më të rëndësishme.

Përveç që është ridizajnuar, Qendra e Kontrollit në iOS 11 do ta ketë një buton që s’ka ekzistuar asnjëherë në versionet e mëparshme, raporton Gazeta Express.

Me iOS 11, që lëshohet zyrtarisht në vjeshtë, përdoruesit e iPhone do të mund ta lëshojnë dhe ta ndalin shërbimin 3G/4G me një lehtësi maksimale, duke prekur butonin e ri që është shtuar enkas për këtë. /Express/

the authorE B