Sport

Lajm dëshpërues për Interin

Donato Orgnoni, agjenti i Simone Verdit, ka insistuar se klienti i tij do të qëndrojë në Bologna, përkundër interesimit që klubet e mëdha e kanë shprehur për të.
Sulmuesi është lidhur ngushtë me një kalim te Interi, por nuk do të largohet në janar, sipas agjentit të vet, transmeton Express.

Ndër skuadrat tjera të interesuara për të është edhe Napoli.

“Qëllimi i djaloshit është të qëndrojë në Emilia”, ka thënë Orgnoni për Ill Resto del Carlino.

“Do të qëndrojmë, nuk lëvizim nga këtu. Vendimi është marrë dhe nuk e kthejmë”, ka shtuar ai. /Express/

the authorE B