Katari është duke u përgatitur për Kampionatin Botëror.
Punimet për ndërtimin e stadiumeve të reja në Katar po shkojnë drejt fundit dhe stadiumi i parë i përfunduar është Khalifa International Stadium në kryeqytetin Doha, i cili shumë shpejt do të përurohet.
Ky stadium ultra-modern ka kapacitet prej 40 mijë ulëseve dhe brenda tij është vendosur një sistem i ri i ajrit të kondicionuar që do të zbusë nxehtësinë e madhe që ka ky vend.
Kujtojmë se Botërori i vitit 2022 do të luhet gjatë dimrit për shkak të temperaturave të larta që mbretërojnë gjatë verës në Katar.