Barcelona do të tentojë të nënshkruajë me Mesut Ozil, nëse dështon transferimi i Philippe Coutinhos.
Neymari është me një këmbë jashtë Barcelonës dhe katalanasit tashmë janë hedhur në sulm për të gjetur zëvendësuesin e ish kapitenit të Brazilit, raporton “Don Balon”, transmeton Gazeta Express.
Raportohet se mesfushori i Liverpoolit, Philipp Coutinho, është prioriteti kryesor i Barcelonës nëse Neymar transferohet në PSG.
Por, Barcelona ka edhe plan rezervë. Katalanasit besojnë se mund të marrin mesfushorin e Arsenalit, Mezut Ozil, për 60 milionë, nëse dështon blerja e Coutinhos.
Ky do të ishte lajm shokues për Real Madridin, pasi Ozil ka luajtur për disa vite në “Santiago Bernabeu”. /Gazeta Express/