Kemi dëgjuar për shpërthime të smartfonve por nuk ka rastisur ti shohim ato shpërthime tek sa ndodhin, transmeton Indeksonline.
Në vide shihet se sa është forca e shpërthimit të një telefoni, ku plagët nga ai janë jo pak të vogla.
Punonjësi i një hoteli në Indonezi për fat të mirë, ka kaluar pa lëndime serioze kur telefoni i tij shpërthen në gjep.
Në videon e dytë shihet se si një njeri shkon për të kontrolluar telefonin e tij, ndoshta për shkak të rritjes së temperaturës përpara se pajisja e tij të shpërthejë. /Indeksonline/