Mateo Kovaçiç pritet t’i bashkohet Liverpoolit
Sipas tabloidit britanik, Daily Mirror, mesfushori i Real Madrid, Mateo Kovaçiç, ka rënë dakord gojarisht me Liverpoolin për t’u transferuar në Anfield.
Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, e sheh kroatin si pasardhës të Philippe Coutinhos, i cili është pranë kalimit në Barcelonë, përcjell Express.
Por, Real Madrid vështirë se do të heqë dorë nga ish-ylli i Interit. Më herët është raportuar se Los Blancos ka refuzuar një ofertë të Juventusit, prej 75 milionë eurove, për Kovaçiçin. /Express/