Sport

Kosovari që kërkohej në Bundesligë përfundon në ligë regjionale

Jo shumë vite më parë Ilir Azemi vlerësohej prej sulmuesve më perspektivë shqiptarë. Pasi kishte shkëlqyer me ekipin e dytë të Greuther Fuerthit, Azemi luajti plot 21 ndeshje në Bundesligë në edicionin 2012 dhe realizoi një gol e dy asistime.
Edicionin e radhës e kishte shumë më të mirë – shënoi 14 gola dhe asistoi katër herë në 28 paraqitje në Bundesliga 2 të Gjermanisë. Pritej lëvizje e madhe në karrierën e tij, kalimi te ndonjë klub i madh gjerman, shkruan Koha Ditore.

Por Azemi në gusht të vitit 2014 pësoi një aksident të rëndë në komunikacion dhe synimet e tij për futbollin dukeshin shumë të largëta. Në aksident ishte rrezikuar seriozisht jeta e kosovarit të ri, ndërsa për të vazhduar karrierën në futboll fillimisht as që flitej.
Lëndimet e shumta që pësoi në aksidentin me veturë i sanoi për kohë të gjatë dhe ngadalë u kthye në futboll, ndonëse në fillim mjekët nuk besonin se ai do të mundë të luante më.

the authorE B