Sport

Kosova U21 e pafat, barazon kundër Irlandës U21

Kosova U21 ka vazhduar me paraqitje të mira në kualifikime për në kampionatin Europian U21. Golin e vetëm në këtë ndeshje për Kosovën e shënoi Florent Hasani pas një asistimi të Lirim Kastratit në minutën e 65, por Izraeli barazoi rezultatin në minutën e 82’të te ndeshjes me anë te Ronan Curtis.

Kosova U21 ka qenë e pafat sot në ndeshjen kundër Irlandës se Veriut, pasi që e ka dominuar këtë takim por që nuk ka arritur të marrë fitoren.

Në pjesën e parë ata goditën shtyllën dhe sulmuan pa rreshtur portën e irlandezëve por rezultati nuk ishte në të mirë të tyre.

Pjesa e parë, ishte shumë më e mirë për Kosovën të cilët sulmuan vazhdimisht dhe goditën shtyllën në minutën e 40’të.

Pjesa e dytë nisi me një intensitet të njëjtë si pjesa e parë dhe goli erdhi pas 10 minutave shtesë.

Lirim Kastrati bëri një asistim të mirë për Florent Hasanin që kaloi në epërsi kosovarët.

Por, pavarësisht ndeshjes se mirë, në rastin e parë Irlanda U21 shënon gol për ta barazuar rezultatin.

Në minutën e 82’të, një gabim në mbrojtjen e Kosovës dhe shënon Ronan Curtis.

Ky barazim i konvenon Irlandës U21 pasi që janë në vendin e dytë më 14 pikë, derisa do ti zhvillojë edhe 3 ndeshje deri në fund. Kosova U21 vazhdon të mbetet në vendin e tretë më 12 pikë. /GazetaExpress/

the authorE B