Kosova ka mbajtur stërvitjen e fundit para se të fillojë aventurën e saj të parë kundër Azerbajxhanit nesër.
Djemtë e Bernard Challande, janë dukur në disponim të mirë gjatë këtyre stërvitjeve, derisa ajo është mbajtur në stadiumin ku do të zhvillohet ndeshja nesër, në Stadiumin Olimpik të Bakusë në Azerbajxhan.
Kjo është ndeshja e parë që Kosova do ta zhvillojë në këtë garë, e cila si format ka filluar këtë vit nga UEFA.