Kompania e njohur e teknologjisë, Sony, ka qenë shumë e qetë këto muajt e fundit, por kjo nënkupton se disa produkte të reja do të lansohen në javën e ardhshme.
Njëri nga pajisjet e reja mund të jetë Sony Xperia XZ1 Compact, i cili tani është shfaqur në uebfaqen e njohur Geekbench me numër të modelit G8441, transmeton Koha.net.
Numër i njëjtë i modelit, së fundmi është parë edhe në uebfaqen tjetër të njohur – AnTuTu, prandaj dihet se fjala është për të njëjtin smartfon.
Sipas Geekbench, Xperia XZ1 Compact pritet të vijë me procesor të teknologjisë së fundit, Snapdragon 835, 4 GB RAM memorie si dhe me sistemin operativ Android 8.0.
Më herët është raportuar se ky model do të vijë me ekran 4.6-inç me rezolucion prej 720 pikselë dhe me baterinë prej 2,800 mAh.