Kombëtarja e Kosovës U-19 në konkurrencën e femrave i ka mësuar sot kundërshtaret për fazën e kualifikimeve për Kampionatin Evropian të Femrave U-19, që do të bahet në Skoci verën e vitit 2019.
Shorti u tërhoq sot në selinë e UEFA-s në Nion të Zvicrës, raporton Express.
Kosova u tërhoq në Grupin 9, bashkë me Gjermaninë, Irlandën e Veriut dhe Estoninë.
Faza kualifikuese e këtij grupi do të zhvillohet në Irlandën e Veriut prej 1 deri më 9 tetor 2018. Dy skuadrat e para në grupe dhe dy më të mirat e pozitave të treta do t’i bashkohen Spanjës dhe Francës në fazën elite të kualifikimeve, të cilat do të zhvillohen në pranverën e vitit 2019.
/Express/