Sport

Klubi nga Premierliga ofron 60 milionë euro për Perisicin

Manchester United nuk po heq dorë nga Ivan Perisic

Sipas tabloidit britanik, The Sun, Manchester Untied sërish do të tentoj transferimin e Ivan Perisicit nga Interi.

Jose Mourinho dëshiron ta ketë kroatin në skuadër. Raportohet se ‘Djajtë e Kuq’ po përgatitin 60 milionë euro për kroatin, përcjell Express.

Manchester Untied edhe gjatë kësaj vere ka provuar ta transferoj kroatin, por nuk kishte plotësuar kërkesat e Nerazzurëve, të cilët kërkonin 50 milionë euro.

Perisic ka vazhduar kontratën me Interin, me 8 shtator, deri në vitin 2022. /Express/

the authorE B