Klopp thotë se Liverpooli nuk ka nevojë për qendërmbrojtës.
Liverpooli është duke insistuar që një kohë të gjatë për mbrojtësin e Southamptonit, Virgil van Dijk, por Jurgen Klopp ka shokuar të gjithë duke thënë se nuk ka nevojë për lojtar.
“Kemi katër qendërmbrojtës, nuk mendoj se kemi nevojë edhe për një tjetër”, tha fillimisht Klopp. “Momentalisht, gjithçka është në rregull. Afati kalimtar është i hapur deri me 31 gusht”.
“Nuk mund të bëjmë diçka me forcë dhe kurrë nuk do të transferojmë një mbrojtës vetëm sepse është i lirë”, u përgjigj më tej Klopp, pas insistimit të Southamptonit për mos e shitur holandezin.
Liverpooli aktualisht ka në mbrojtje: Dejan Lovren, Joel Matip, Ragnar Klavan dhe Mamadou Sakho, derisa edhe Joe Gomez është duke u shfrytëzuar nga Klopp për këtë pozitë. /Gazeta Express/