Kevin Trapp mund të transferohet te Liverpooli pas pak ditësh, në afatin kalimtar të janarit.
Sipas asaj që raporton “Le Sport 10”, Jurgen Klopp është duke përgatitur ofertë për portierin e PSG-së, Kevin Trapp, transmeton Gazeta Express.
Agjenti i Trapp haptazi foli për dëshirën e klientit të tij që të largohet nga Franca dhe shpreson të ketë ndonjë ofertë nga Premierliga.
Me Simon Migonlet që ka ngecur dhe Loris Karius që nuk po bind, Klopp është i interesuar që ta sjellë në Anfield Trappin. /Gazeta Express/