BMW së fundmi ka prezantuar konceptin e ri Z4 në ngjarjen Pebble Beach Concours d’Elegance, në SHBA, si paralajmërim për modelin e ardhshëm serik, të cilin do ta zhvillojë në bashkëpunim me Toyotan.
Ndërkohë, revista e njohur gjermane “Auto Bild” ka publikuar një fotografi përmes së cilës ka shpalosur idenë se si mund të duket koncepti i ri Z4 në version serik, transmeton Koha.net.
Gjenerata e re e Z4 serik po zhvillohen nën etiketën G29 dhe për këtë model është parashikuar platforma e re, çatia me material të butë, të jetë më i lehtë për dallim nga paraardhësi (versioni bazik me motor benzinë 2.0-litër do të ketë mbi 1400 kilogramë), si dhe gamën e motorëve më moderne të BMW-së.
Z4 i ri do të vijë në version me dy ulëse, ku motorin do ta ketë të vendosur në pjesën e përparme si dhe do të vijë me sistemin e tërheqjes me rrotat e pasme dhe me marshin prej 8 shpejtësive.
Te versioni serik, në dispozicion pritet të jetë versioni 20i (145 kW/197 kuajfuqi, 30i (190 kW/258 kuajfuqi), si dhe 40i (250 kW/360 kuajfuqi).