Sport

Katër shtetet e vetme ku nuk do të transmetohet El Clasico

El Clasico do të transmetohet drejtpërdrejt në 188 vende të botës dhe pritet të shikohet nga rreth 650 milionë njerëz.
Por, janë katër shtete të cilat nuk e kanë fatin ta përcjellin drejtpërdrejt super sfidën mes Real Madridit dhe Barcelonës, e cila do të luhet të shtunën duke filluar nga ora 13:00 në “Santiago Bernabeu”, transmeton Express.

Sipas Mundo Deportivo, shtetet që nuk do të mund ta shohin El Clasicon në TV janë Mongolia, Koreja Veriore, Matla dhe Papua Guineja e Re. /Express/

the authorE B