Sport

Karikatura e Ditës: Kapeni! Ramos është armiku numër një i publikut

Protagonist i karikaturës së ditës të Goal.com për ditën e marte është kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos, me ndërhyrjen e tij të ashpër ndaj Mohamed Salahut.
Pas gjysmë ore lojë, në finalen e Ligës së Kampionëve të shtunën në Kiev, mbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos, i ndërhyri sulmuesit të Liverpoolit, Mohamed Salahut, të cilin e rrëzoi për toke dhe u rrokullis mbi të duke ia lënduar krahun, transmeton Gazeta Express.

Salah u detyruar ta lërë ndeshjen pasi e dëmtoi ligamentin e krahut dhe për një moment u mendua se e kishte humbur edhe Botërorin Rusia 2018, që nis pas rreth dy javëve.

Reali e fitoi takimin në vazhdim dhe u shpall kampion për herë të 13-të.

Ndërkohë, Ramos vazhdon të kritikohet edhe sot, tri ditë pas finales, për veprimin e tij.

“Kapeni! Sergio Ramos ndodhen në qendër të kritikave të mëdha pas ndërhyrjes në Mohamed Salahun në finale të Ligës së Kampionëve”, e përshkruan Goal.com karikaturën e ditës së sotme. /Gazeta Express/

the authorE B