Sulmuesi i Tottenham Hotspur, Harry Kane, është shpallur lojtari i muajt dhjetor në Premierligë.
Kjo ishte hera e gjashtë që Kane e fiton këtë çmim, duke e barazuar kështu rekordin e vendosur nga ish-ylli i Liverpoolit, Steven Gerrard, transmeton Express.
Kane i shënoi tetë gola në ligë në dhjetor, përfshirë edhe një dy golesh kundër Stoke het-trike në fitoret kundër Burnley dhe Southampton, për ta thyer rekordin e Alan Shearer për më së shumti gola në (39) një vit kalendarik në Premierligë dhe për ta tejkaluar Lionel Messin e Barcelonës për më së shumti gola për klubin dhe kombëtaren në pesë ligat e mëdha evropiane në vitin 2017 (56 gola).
Këto ishin fjalët e 24-vjeçarit për barazimin e rekordit të ish-kapitenit të Liverpoolit dhe Anglisë, Steven Gerrardit: “Është e mahnitshme. Jam shumë krenar për këtë”. /Express/
8⃣ goals in December
1⃣ @premierleague record
6⃣ Player of the Month awards
?️ @HKane reflects on a memorable December and another @premierleague Player of the Month award: #OneOfOurOwn pic.twitter.com/BGylBYBcOu
— Tottenham Hotspur (@SpursOfficial) January 12, 2018