Argjentinasi ka shënuar 10 gola në shtatë ndeshje në Serie A këtë sezon dhe klubi është i gatshëm t’i ofrojë kontratë afatgjate.
Paulo Dybalas do t’i plotësohet dëshira pasi Juventusi po përgatit një kontratë afatgjate për argjentinasin në mënyrë që të shuhen njëherë e përgjithmonë spekulimet për të ardhmen e 23 vjeçarit, raporton Goal, transmeton Gazeta Express.
Është Giuseppe Marotta ai që ka konfirmuar dëshirën e Dybalas për të qëndruar sa më gjatë që është e mundur te “Zonja e Vjetër”.
“Gjithmonë e kam përsëritur se e ardhmja e lojtarëve është në duart e tyre dhe Paulo vetëm sa na ka konfirmuar se dëshiron të qëndrojë këtu përgjithmonë”, u shpreh Marotta.
“Kjo nënkupton se ne duhet të bëjmë sakrificë të madhe në aspektin ekonomik për ta mbajtur atë. Shumë shpejt do të ulemi për kontratën e re – kjo është çfarë ai ka kërkuar”, shtoi Marotta. /Gazeta Express/