Giorgio Chiellini dhe Alex Sandro janë afër që të nënshkruajnë kontrata të reja ma Juventusin
Corriere dello Sport shkruan se Alex Sandro dhe Giorgio Chiellinin pritet t’i vazhdojnë kontratat me Juventusin.
Me mbylljen e afatit kalimtar të verë, Kampioni i Italisë është përqendruar në vazhdimin e kontratave për yjet e klubit.
I pari që do të vazhdojë kontratën është mbrojtësi Sandro, i cili gjatë tërë verës është ndjekur nga Chelsea. Braziliani do të vazhdojë kontratën deri në vitin 2022. /Express/