Andrè Gomes mund t’i bashkohet Juventusit gjatë këtij muaji
Juventusi nuk ka të ndalur. Kampioni i Italisë po synon që gjatë këtij muaji të sjell edhe një përforcim në Torino.
Objektiv i Juventusit është mesfushori i Romës, Kevin Strootman. Por, transferim i holandezit te Bianconerrët mund të dështoj për shkak të kërkesave të larta që ka Roma.
Por, Juvetnus ka edhe planin B. Nëse dështon transferimi i Strootman, Juventusi do ta blej mesfushorin e Barcelonës, Andrè Gomes
Portugezi mund të largohet nga Barcelona pasi nuk bën pjesë në planet e trajnerit të ri, Ernesto Valverde. /Express/