Sonte do të mësohet finalisti i parë në Ligën e Kampionëve.
Juventusi është nikoqir i Monacos në Juventus Stadium, aty ku do të tentojë që të kryejë punën e kualifikimit në finalen e Kardifit.
‘Zonja e Vjetër’ ka një avantazh prej 2:0 nga ndeshja e parë dhe vetëm një mrekulli e Monacos mund ta shoh Juven të eliminohet nga gjysmëfinalja.
Në këtë ndeshje Juves i kthehet Sami Khedira i cili ka qenë i suspenduar në ndeshjen e parë dhe pritet të startojë nga fillimi. Trajneri Massimiliano Allegri pritet të luajë me formacionin 3-4-3.
Në anën tjetër Monaco që ka një mal për të kaluar, do t’i varë shpresat te dyshja e sulmit, Radamel Falcao – Kylian Mbappe, të cilët do të mundohen ta befasojnë Gianluigi Buffonin.
Juventus – Monaco
Juventus: Buffon; Barzagli, Bonucci, Chiellini; Alves, Pjanic, Khedira, Alex Sandro; Dybala, Higuain, Mandzukic.
Monaco: Subasic; Dirar, Jemerson, Glik, Sidibe; Bernardo Silva, Fabinho, Bakayoko, Lemar; Falcao, Mbappe.