Kampioni i Italisë Juventusi, do ta hapë sezonin e ri të kampionatit të Serise A me ndeshjen ndaj Kaljarit në “Allianz Stadium”.
Roma do të luajë në Bergamo me Atalanta, Napoli në Bentegodi me Verona, ndërsa Inter do ta presë Fiorentinen, raporton ANSA.
Ky është kalendari i plotë i javës së parë të kampionatit:
Atalanta-Roma
Bolonja-Torino
Crotone-Milan
Verona-Napoli
Inter-Fiorentina
Juventus-Kaljari
Lazio-Spal
Sampdoria-Benevento
Sassuolo-Genoa
Udinese-Chievo