Sport

Juventus blen lojtar në La Liga (Foto)

Juventus është hedhur sërish në sulm për mesfushorin e Sevillas, Steven N’Zonzi.

Sipas Sky Sport, drejtuesit e Juvetnusit sërish do të tentojnë që ta transferojnë mesfushorin e Sevillas, Steven N’Zonzi.

Trajneri i kampionit të Italisë, Massimiliano Allegri e pëlqen francezin prej kohësh, përcjell Express.

‘Zonja e Vjetër’ kishte tentuar edhe më herët që ta blej këtë lojtar, por Sevilla nuk kishte pranuar ta shes.

Lojtari ka një klauzolë prej 40 milionë eurosh, çmim i cili për Juvetnusin nuk është i madh. Por, Bianconerët fillimisht preferojnë të bisedojnë me zyrtarët e Sevillas për ta zbritur çmimin e lojtarit. /Express/

the authorE B