James Rodriguez dhe Daniela Ospina i kanë ndarë rrugët.
Martesa mes James Rodriguez dhe Daniela Ospinas ka marrë fund. Tashmë ish bashkëshortja e kolumbianit përmes një deklarate të publikuar në Instagram ka njoftuar se janë ndarë pas gjashtë viteve martës.
Rodriguez dhe Ospinas janë pajtuar që t’i japin fund lidhjes së tyre, nga e cila kanë një vajzë, shkruan Express.
James së fundit është transferuar nga Real Madridi në Bayern Munich, në formë huazimi për dy sezonet e ardhshme. /Express/