Sport

James: Bayern Munich është i madh sa Real Madridi

James Rodriguez mendon se Bayern Munich është klub i madh sa Real Madridi.

Ylli kolumbian, James Rodriguez po mundohet që të fitojë zemrat e tifozëve të Bayern Munichut. Ish anëtari i Portos dhe Moancos nuk ngurron që skuadrën e re ta vë në nivelin e Real Madridit.

“Bayern është një klub i madh si Real Madrid. Para se të vijë në Bayern shikova ekipin dhe thash: Këtu ka më shumë yje si Real Madrid dhe cilësia është e ngjashme”, ka deklaruar James për Bild.

“Në Munich ka shumë lojtarë janë bërë legjenda dhe kjo më ka tërhequr mua”, ka theksuar kolumbiani, i cili është i huazuar në Bayern nga Real Madrid për dy sezonet e ardhshme. /Express/

the authorE B